Seydou Keita
 |
Informata personale |
Emri |
Seydou Keita |
Datëlindja |
1980 Janar 16 (1992 vjeçar(e)) |
Vendlindja |
Bamako, Mali |
Lartësia |
{{|m=1.83}} |
Pozita |
Mesfushor defansiv dhe qender |
Informata mbi klubin |
Klubi momental |
FC Barcelona |
Numri |
15 |
Klubet e rinisë |
????-1997
1997-1999 |
Centre Salif Keita
Olympique Marseille |
Klube profesinale |
Vite |
Klubi |
Loja (Gola) |
1999-2000
2000-2002
2002-2007
2007-2008
2008- |
Olympique Marseille
FC Lorient
RC Lens
Sevilla FC
FC Barcelona |
006 0(0)
058 0(1)
156 (19)
031 0(4)
000 0(0) |
Kombëtarja** |
2003- |
Mali |
020 0(3) |
Seydou Keita u bë blerja e parë e bërë e Barcelonës për sezonin 2008/09. Lojtari nga Mali erdhi te Barcelona për të përforcuar mesfushën e azulgranëve.
I lindur në Bamako (Mali) në 1980, Seydou Keita filloi të bënte emër në Evropë kur filloi të luante në Ligën Franceze. Ai u transferua te Olympique Marseille në sezonin 1999/2000 por aty qëndroi vetëm një vit dhe nuk pati shumë fat. Ai pastaj u bë lojtar i Lorient ku qëndroi dy vjet dhe fitoi kupën Franceze. Ai pastaj u transferua te Lens ku luajti për 5 sezone nga 2003/04 deri më 2006/07. Sezoni i tij i fundit në Francë ishte spektakular, ku u zgjodh lojtari i dytë më i mirë në Francë pas Florent Malouda. Pas 8 viteve në Francë, Keita u transferua te Sevilla në verën e vitit 2007 dhe ishte prezent pothuajse në të gjitha ndeshjet. Ai luajti 31 nga 38 ndeshje kurse në 29 prej tyre ishte startues. Ai shënoi 4 gola dhe u shfaq me kualitete të ndryshme, ai ka një gjuajtje shumë të fuqishme nga distancat e mëdha.
Seydou Keita rregullisht që nga viti 2004 nuk ka munguar në ndeshjet e kombëtares. Me 'Shqiponjat' luajti në Kupën e Afrikës por Mali u eliminua në rundin e parë Megjithatë, karriera e tij me kombëtaren filloi që kur ishte shumë i ri dhe kishte rezultate të mira. Në fakt, Keita u shpall lojtari më i mirë në Kampionatin Botëror të mbajtur në Nigeri më 1999 për lojtarët që kishin më pak se 20 vjet. Mali në atë kohë përfundoi në vendin e tretë kurse fitues ishte Spanje me Xavi Hernandez.
PROFILI
Mesfushori nga Mali, është lojtar që i kombinon perfekt fuqinë fizike me aftësitë teknike dhe me aftësitë taktike. Edhe pse nuk është sulmues, Keita bën një gjuajtje perfekte me këmbën e tij të djathtë, veqanërisht nga distanca të largëta, ku me goditjet e tij kërcënon shumë portierët, ai para se të vinte te Barcelona, ka shënuar 15 gola në 2 vitet e fundit. Keita ofron shumë opcione në mesfushë: ai mund të luajë në rol më defanziv poashtu edhe ofanziv shumë mirë por mund të luajë edhe si mesfushor i majtë.
|