>>>Www.FcBarcelona-Al.Tk<<<
  Lionel Messi
 

Lionel Messi
Informata personale
Emri Lionel Andrés Messi
Datëlindja 24 Qershor 1987 (21  vjeçar(e))
Vendlindja Rosario, Argentina
Lartësia 1,69 m (5 ft 6+12 in)
Pozita Sulmues Ansor, Mesfushor Ofansiv
Informata mbi klubin
Klubi momental Barcelona
Numri 19
Klubet e rinisë
1995–2000
2000–2003
2003–2004
Newell's Old Boys Youth
Barcelona Youth
FC Barcelona B
Klube profesinale
Vite Klubi Loja (Gola)
2004– FC Barcelona 72 (30)
Kombëtarja**
2005– Argentina 26 0(8)

Lionel Andres Messi lindi më 24 qershor të vitit 1987 në Rosario, Argjentinë. Është një futbollist argjentinas dhe luan për klubin FC Barcelona po ashtu ai luan edhe për Kombëtaren e Argjentinës. Ai konsiderohet si Maradona i dytë.

Kur ishte vetëm pesë vjeç ai filloi të luante futboll për Grandoli, i drejtuar nga babai i tij. Në vitin 1995 Messi kaloi tek Newell's Old Boys. Kur ishte 11 vjeç ju shfaq një sëmundje e hormoneve. River Plate u interesua për sëmundjen e Messit, por ishte e pamundur ta shëronte se ishte shume shtrenjtë. Carles Rexach, direktor sportiv i FC Barcelona e pa talentin e Messit dhe Barcelona e morri Messin, dhe ata e paguan shërimin e Messit dhe kështu Messi filloi një jetë të re në Spanjë. Familja e tij gjithashtu u shpërngul në Evropë dhe Messi filloi të luante për klubet e të rinjve të Barcelonës.

 

FC Barcelona

Messi debutoi për herë të parë kundër FC Porto më 16 nëntor të vitit 2003. Ai një vit më vonë debutoi zyrtarisht kundër Espanyol më 16 tetor të vitit 2004. Messi e theu rekordin e Barces si lojtari më i ri që luajti në La Liga (tashmë është thyer ky rekord nga Bojan Krkic në shtator 2007). Messi shënoi golin e parë kundër Albacete Balompie më 1 maj, Messi atëherë ishte vetëm 17 vjet, 10 muaj dhe 7 ditë i vjetër dhe më pas në vitin 2007 Bojan Krkic ja theu edhe këtë rekord, goli i tij ishte i asistuar nga Messi.

Messi në sezonin 2005-06 në La Liga luajti 17 ndeshje dhe shënoi 6 gola, në Kupën e Mbretit luajti 2 ndeshje dhe shënoi 1 gol dhe në Kupat e Evropës luajti 6 ndeshje dhe shënoi vetëm një gol.

Në sezonin 2006-07 në La Liga luajti 26 ndeshje dhe shënoi 14 gola, në Kupën e Mbretit luajti 4 ndeshje dhe shënoi 2 gola dhe në Kupa e Evropës në 6 ndeshje shënoi një gol.

 

 

 Çmime

Me Kombëtaren e Argjentinës:

  • FIFA U-20 Kupen e Botes: 2005
  • Kupa e Amerikës: 2007 - Vendi i dytë

Me FC Barcelona:

  • La Liga: 2004-05, 2005-06
  • Super Kupa e Spanjës: 2005, 2006
  • UEFA Liga e Kampionëve: 2005-06

Çmime personale:

Messi kur e shënoi golin legjendar kundër Getafes.
 
Messi kur e shënoi golin legjendar kundër Getafes.
  • Topi i Artë: FIFA U-20 Kupa e Botës: 2005
  • Këpucën e Artë: FIFA U-20 Kupa e Botës: 2005
  • Djali i Artë (Tuttosport): 2005
  • Çmimi Bravo: 2007
  • Lojtari i ri më i mirë i vitit në Botë: 2006 dhe 2007
  • Çmimi Olimpia: Lojtari më i mirë Argjentinas: 2005
  • FIFPro Lojtari i ri i vitit: 2006
  • FIFPro Në 11 e Botes: 2007
  • Qmimi EFE: Më i mirë Ibero-Amerikan në La Liga: 2006-07
  • Kupa e Amerikës: Lojtari më i ri e më i mirë: 2007
  • Lojtari më i mirë në Botë: Vendin e dytë: 2007
  • FIFA lojtari më i mirë: Vendin e dytë: 2007
 
  Today, there have been 2 visitors (58 hits) on this page! Www.L-Q-I-A.De.Tl  
 

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free