 |
Informata personale |
Emri |
Aliaksandr Paŭlavič Hleb |
Datëlindja |
1981 Maj 1 (2007 vjeçar(e)) |
Vendlindja |
Minsk, Belarus |
Lartësia |
1,82 m (5 ft 11+1⁄2 in) |
Pozita |
Mesfushor Ofansiv dhe ansor |
Informata mbi klubin |
Klubi momental |
FC Barcelona |
Numri |
21 |
Klubet e rinisë |
1987–1998
1998–1999 |
Dinamo Minsk
BATE |
Klube profesinale |
Vite |
Klubi |
Loja (Gola) |
1999–2000
2000–2005
2005–2008
2008– |
BATE
Stuttgart
Arsenal
Barcelona |
012 0(4)
137 (13)
089 0(7)
01 0(0) |
Kombëtarja** |
2001– |
Belarus |
041 0(4) |
Alexander Hleb, lojtari i parë në historinë e Barcelonës që është nga Bjellorusia, ka arritur te Barcelona si blerja e pestë e verës së vitit 2008, pasi që ka treguar kualitetet e tij te Stuttgart dhe Arsenal.
I lindur në Minsk (Bjellorusi) më 1 Maj të vitit 1981, Alexander Hleb u transferua te FC Barcelona më 16 Korrik të vitit 2008. Ai erdhi nga Arsenal, ku ka luajtur për 3 sezone, dhe ai është shpallur lojtari më i mirë i shtetit të tij në 5 vite rresht, 2003, 2004, 2005, 2006, 2007 dhe ka mundësi që të shpallet prap. Alexander Hleb ka startuar karrierën te FC Bate Borisov, ai me 19 vjet në sezonin 2000/01 u transferua në ligën Gjermane. Ai qëndroi në Gjermani për 5 sezone te Stuttgart nga sezoni 2000/01 deri më 2004/05.
Bjellorusi në vitin 2005 u transferuar te ekipi londinez, Arsenal. Ai rregullisht ishte në planet e Arsene Wenger, ai ndihmoi Arsenalin që të kualifikohej në finalen e Ligës së Kampionëve më 2006 ku Arsenal u mposht nga FC Barcelona në Paris, dhe për 2 sezone ka luajtur pranë Thierry Henry te Arsenal, dhe tashmë luan prap me të te Barcelona.
Profili
I njohur që mund të luaj me dy këmbët, Hleb është lojtar me të cilin trajneri mund të planifikojë shumë taktika pasi që Hleb është shumë i menqur. Ai është Mesfushor por ai është shumë i rrezikshëm edhe në sulm. Ai është mësuar që gjithmonë të bëjë presion, është i fortë fizikisht dhe i shpejtë dhe ai mund të luajë në të të dy krahët, por mund të luajë edhe në qendër të mesfushës. Ai e analizon lojën shumë mirë dhe pason shumë mirë.
Trofetë
Titujt me klubin: 1998/99 Ligën e Bjellorusisë
Titujt individual: 2002: Lojtari më i mirë i vitit në Bjellorusi 2003: Lojtari më i mirë i vitit në Bjellorusi 2004: Lojtari më i mirë i vitit në Bjellorusi 2005: Lojtari më i mirë i vitit në Bjellorusi 2006: Lojtari më i mirë i vitit në Bjellorusi 2007: Lojtari më i mirë i vitit në Bjellorusi
|